Man.City ka realizuar një tjetër super goditje në merkato. Në orët e fundit të transferimeve dimërore, citizens ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Athletic Bilbabo Aymeric Laporte, duke paguar klauzolën e këtij të fundit që kap shumën e 65 milionë eurove.

Francezi ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe është shndërruar në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Man.Cityt, duke tejkaluar transferimin e Kevin De Bryne. Entuziast për transferimin e lojtarit është shfaqur edhe tekniku, Pep Guardiola i cili beson shumë tek aftësitë e lojtarit dhe është bindur se perferomanca e mbrojtësit në radhët e Citizens do të jetë nga më të mirat.

I kënaqur për aventurën e tij të re është shfaqur dhe Laporte i cili dekaroi se ka bërë zgjedhjen e duhur duke kaluar në radhët e klubit anglez dhe premton se do të japë maksimumin me skuadrën në arritjen e sukseseve.

Laporte do të mbajë veshur fanellën me numër 14, ndërkohë që tek Ahtletic Bilbao nga viti 2012 deri në 2018 lojtari është aktivizuar në 167 takime, ku ka arritur të shënojë dhe 7 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here