Manchester City ka fituar ndaj Cardiffit me rezultat 0-2 në kuadër të 1/16 në FA Cup.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë dhe ishte një kualifikim i merituar në rundin e pestë të kësaj gare.

Goli i parë në takim u shënua Kevin De Bruyne në minutën e tetë, belgu shënoi një gjuajte të lirë fantastike.

Ndërsa i dyti u shënua nga Raheem Sterling në minutën e 37-të.

Pjesa e dytë ishte me raste nga të dy anët kryesisht nga vendasit, por rrjetet mbetën të paprekura.

Kundërshtari i radhës i skuadrës së Pep Guardiolas do te mësohet pas shortit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here