Vijon momenti i shkëlqyer i formës për Lyonin në Ligue 1. OL siguroi fitoren e 5-të radhazi në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 66 pikëve, 3 më shumë se Marseille që luan të dielën. Skuadra e Bruno Genesios mposhti lehtësisht 3-0 në shtëpi Amiens duke blinduar përkohësisht vendin e 3-të në renditje që të kualifikon në paraelimintoret e Champions League. Golat për Lyonin u realizuan nga i përhershmi Mariano Diaz, Memphis Depay dhe Bertrand Traore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here