Pas Shkëlzen Ruçit, ishte radha e Oltion Rapës. Luftëtari hedh bazat për një projekt afatgjatë, pasi ka rinovuar kontratën edhe me mbrojtësin Oltion Rapa. Lajmin e bën të ditur klubi gjirokastrit, që nuk jep detaje për kontratën e re që do të mbajë të lidhur palët. Lojtari i lindur në Tepelenë u bashkua me Luftëtarin në vitin 2015 pas një eksperiencë të suksesshme te Butrinti. Ai ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës që siguroi ngjitjen në Superligë, ndërsa arriti të bindte me paraqitjet e tij edhe gjatë sezonit të shkuar. Rapa është gjithashtu një nga lojtarët bazë të këtij sezoni, ku numëron plot 17 ndeshje, 16 në Kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë. Me rinovimin e Rapës, Luftëtari jep sinjale për vazhdimin e projektit të nisur pak vjet më parë. Në 4 javët e fundit, skuadra gjirokastrite nuk ka lënë rrugës asnjë pike, duke u larguar nga zona e ftohtë pas një starti katastrofik të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here