Gjirokastritët po kalonin një periudhë të mirë në Superiore, pasi morën tre fitore radhazi në kampionat, për të lënë vendin e parafundit në renditje. Tashmë skuadra e drejtuar nga Hasan Lika po zhvillon fazën përgatitore në Turqi, ku ka zhvilluar edhe një tjetër miqësore.

Malatyaspor ishte ekipi që bluzinjtë janë përballur sot dhe që në pjesën e parë skuadra vendase e ka shtangur Luftëtarin. Adem Buyuk dhe Boutaib kanë gjetur rrugën e rrjetës për katër minuta, duke bërë që gjirokastritet ta shohin veten në disavantazh të dy golave. Buyuk në minutën e 24-të shënoi edhe njëherë tjetër. 3-0 dhe praktikisht ndeshja mund të konsiderohej e mbyllur. Një gol në pjesën e dytë i Luftëtarit thjesht ka ngushtuar diferencën.

Miqësore

Malatyaspor – Luftëtari 3 – 1
Shënues: Adem Buyuk 11′, 24′, Khalid Boutaib 15′

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here