“Ingranazhet” e Luftëtarit po lëvizin në kahun e duhur dhe gjithçka po funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme për bluzinjtë. Fitorja ndaj Lushnjës nuk ofroi ndoshta paraqitjen më të mirë të sezonit, por riktheu tek goli një nga armët më të forta të gjirokastritëve, Dejvi Bregun. Kristal Abazaj është superstari i kësaj skuadre, ndërkohë që në fushë u pa pas 4 javësh edhe Vasil Shkurtaj.

Diferenca me vendin e 3-të është vetëm dy pikë dhe kalendari i jep mundësinë Luftëtarit të ngjitet në këtë pozicion. Faza e fundit do të nisë me një sfidë aspak për tu nënvlerësuar kundër Teutës, megjithatë kualitetet në futboll bëjnë diferencën dhe shigjeta e cilësisë është qartësisht në krahun e skuadrës së Hasan Likës.

Më pas do të ketë një tjetër takim brenda mureve të shtëpisë që do të jetë edhe i 3-ti radhazi. Laçi do të ngjitet në Gjirokastër dhe në atë sfidë bluzinjtë do të kenë mundësinë të rrëzojnë një tjetër skuadër pretendente për Europën

Ky ekip është më pranë se asnjëherë përjetësisë. Abazaj-Bregu dhe të tjerë, mund të shkruajnë historinë duke e dërguar për herë të parë Luftëtarin në Kupat e Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here