Presidenti i Lazios, Claudio Lotito “blindon”, Sergej Milinkovic-Savic. Gjatë një interviste për mediat italiane, numri një i bardhekaltërve deklaroi se nuk i intereson asnjë ofertë apo shumë e madhe që mund të vijë në drejtim të futbollistit, pasi mesfushori nuk është në shitje. Lotito pohoi se 22-vjeçari është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e klubit dhe se ai nuk ka ndërmend ta shesë serbin. Ai shtoi se edhe dëshira e Milinkovic-Savic është të qëndrojë te Lazio. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here