Lisandro Lopez është prezantuar zyrtarisht si një futbollist i Interit, ndonëse i ishte bashkuar skuadrës zikaltër që të hënën.

Qendërmbrojtësi argjentinas, i ardhur nga Benfica tha se mezi pret të zbresë në fushë dhe të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivit, që është pjesëmarrja në Champions .

Transferimi te Interi: Një ëndërr e bërë realitet. Këtu ka luajtur Walter Samuel, që është idhulli im, por edhe shumë argjentinas të tjerë.

Karakteristikat personale: Jam një mbrojtës i shpejtë dhe shumë i fortë në luftën në ajër. Mbaj gjithmonë numrin 2 dhe shënoj edhe ndonjë gol.

Kundërshtarët më të vështirë: Kam luajtur kundër Neymarit, Ronaldos dhe Messit, por ky i fundit ishte vërtetë shumë i vështirë për t’u markuar.

Përshtypja e parë për zikaltrit: Një skuadër mjaft e organizuar dhe me shumë kampionë. Që në stërvitje më është dashur të përballem me Icardin, një nga sulmuesit më të fortë në botë.

Forma fizike: Jam në formë shumë të mirë dhe po punoj shumë që të përshtatem sa më shpejt. Spalletti pret shumë nga unë dhe dua t’ia shpërblej besimin atij dhe gjithë ambientit zikaltër. Mezi po pres të luaj në ‘San Siro’ dhe të jap kontributin tim që Interi të kualifikohet në Champions.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here