Monaco nuk gabon në sfidën e shtëpisë me Bordeaux, të cilën e mposhti 2-1 me përmbysje duke krijuar një distancë sigurie prej 5 pikësh me vendin e tretë, që mbahet nga Olimpique Marseille.

Skuadra nga Principata, edhe pse e nisi keq ndeshjen dhe u gjend në disavantazh në minutën e 32-të pas golit të Vadas, arriti të barazonte shifrat në fund të pjesës së parë me Stevan Jovetic, pas asistit të marrë nga Lemar, ndërsa në pjesën e dytë gjeti edhe golin e fitores me Rony Lopes. Monaco shpreson që Marseille të dështojë për të marrë maksimumin e pikëve ndaj Nantes, që të mos i kërcënohet vendi i dytë,qe e çon në fazën e grupeve të Championsit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here