Tiranës do t’i bashkohen të hënën dy lojtarë të rinj: Keneth Maguna dhe Musa Mohammed. Ata do të udhëtojnë të dielën dhe do t’i bashkohen ekipit ditën e hënë. Skuadra bardheblu ka arritur marrëveshjen me Gor Mahia-n. Kjo ishte një pikë e rëndësishme, pasi skuadra kryeqytetase nuk do të ketë probleme me klubin kenian.
“Jam shumë i kënaqur që kjo lëvizje më në fund u realizua dhe po pres me padurim të nis udhëtimin tim të ri. Kam punuar shumë për të mbërritur deri këtu dhe shpresoj të ruaj të njëjtën formë edhe në Shqipëri.
Nuk do ta kem të vështirë të ambientohem, sepse bashkohem sërish me ish-trajnerin tonë Ze Maria, çka është madhështore. I njohim metodat e tij, e dimë si punon, ndaj nuk do të jetë shumë e vështirë të bëhemi pjesë e grupit. Dëshiroj të provoja një sfidë të re, sepse kam fituar gjithçka te Gor, ndaj për t’u përmirësuar duhen stimuj të rinj”,- shprehet mesfushori Musa Mohammed për aventurën e tij të re me bardheblutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here