Rexhep Memini zyrtarisht është futbollisti më i ri i Lushnjes.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar që ndërpreu kontratën me Kukësin, i është bashkuar verdhejeshilve, të cilët luftojnë për mbijetesë.

Durrsaku është bashkur me grupin në “Tropikal Resort”, aty ku ekipi po vijon me përgatitoren e janarit.

Memini vendosi të largohet nga kampionët e Shqipërisë, pasi nuk ishte pjesë e planeve të stafit teknik.

Pas një sezoni mjaft të mirë me verilindorët ku u shpall edhe kampion, këtë edicion durrsaku e pa veten në stol.

Ai ka grumbulluar vetëm 2 ndeshje si titullar në Kupën e Shqipërisë, ndërsa në kampionat nuk është preferuar nga ish-trajneri Milinkoviç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here