Një nga afrimet e Luftëtarit në merkato ka qenë edhe braziliain Jackson Ferreira i cili më parë ka provuar të luajë edhe në kampionatin grek të futbollit. Ferreira aktivizohet si mbrojtës i djathtë, por mund të përshtatet edhe si mesfushor nga trajneri Lika në rast se ekipi do të ketë nevojë. 27-vjeçari shprehet i lumtur për jetën në Gjirokastër edhe pse ka pak kohë që aktivizohet aty.
“Jam i martuar me një vajzë braziliane dhe e dua shumë. Kam dëshirë që ajo të vijë të jetoj bashkë me mua këtu në Gjirokastër, një qytet i vogël ose i këndshëm. Më pëlqen edhe kuzhina shqiptare, sidomos pula e pjekur me sallatë”, është shprehur Ferreira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here