Perpara fillimit te seances se sotme stërvitore, skuadra e Vllaznisë ka bërë edhe një analizë 60-minutëshe, në të cilën ka marrë pjesë edhe drejtori sportiv, Gjyrezi, krahas trajnerëve e lojtarëve.

Gjyrezi ka vënë theksin te dy humbjet e fundit, por veçanërisht i ka rikujtuar lojtarëve edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet skuadra në renditje, duke rrezikuar seriozisht rënien nga Kategoria Superiore. Më pas kanë folur me radhë lojtarë si Lika, Vucaj, Sukaj, Malota, Kalaja dhe Marku, të cilët kanë kërkuar ndjesë për rezultatet, ndërsa kanë evidentuar faktorin psikologjik, si shkaktar të kësaj gjendjeje.

Ata kanë qenë të një mendimi, se skuadra do të rikthehet te loja e bukur dhe mbi të gjitha, rezultatet. I fundit që ka folur, ka qenë trajneri Ernest Gjoka, që ka marrë përgjegjësinë e rezultateve negative mbi vete dhe i ka kërkuar lojtarëve të vlerësojnë maksimalisht përballjen e radhës me Lushnjën, si një takim ku nuk lejohet asnjë rezultat tjetër veç fitores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here