Disa ditë pushimi mëse të merituara. Futbollistët e Manchester City-it po relaksohen në Adu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe duke shfrytëzuar faktin se deri në datën 31 mars nuk do të kenë asnjë ndeshje zyrtare për shkak të eliminimit nga FA Cup, gjithçka e merituar për djemtë e Guardiolës të cilët kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm pasi përveç se kanë vendosur njërën dorë tek titulli kampion, kanë fituar edhe Carabao Cup, ndërsa kanë siguruar edhe kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

 

Por teksa lojtarët po shijonë detin dhe hotelin super luksoz, trajneri Pep Guardiola ka patur një takim me pronarin e City-it, sheikun Mansour dhe presidentin Khaldoon Al Mubarak. Në këtë takim ndoshta është folur edhe për rinovimin e kontratës së trajnerit spanjoll i cili dëshiron të qëndrojë te Manchester City edhe për shumë vite të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here