Lushnja përgatit sfidën ndaj Flamurtarit me dilema të mëdha përsa i përket emrit të trajnerit por edhe futbollistëve që do të aktivizohen në transfertën e Vlorës. Drejtuesit e klubit ende nuk kanë vendosur për emrin e trajnerit të ri, ndërkohë që skuadra vijon përgatitjet nën drejtimin e ndihmësit Dritan Çuko. Gjasat janë që në sfidën e javës së 20-të pikërisht Çuko të jetë në krye të skuadrës në një ndeshje ku vështirësitë janë të mëdha. Sikur të mos mjaftojnë problemet në organizimin e klubit skuadra është e goditur edhe nga virozat e stinës. Kështu mungesave të zakonshme Koreshi, Marku dhe Xhafa i është shtuar edhe mbrojtësi i majtë Arbër Mone. Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve kanë munguar në skuadër për arsye gripale, mbrojtësi Ledion Ruço, mesfushorët Ergys Alushi dhe Orges Gava si dhe sulmuesi Fatjon Sefa.

Në këtë situatë është e vështirë për Lushnjën të përgatisë sfidën e fundjavës, duke qënë se mungesat janë të shumta por edhe të rëndësishme. Megjithatë myzeqarët janë të bindur se mund të konkurojnë ndaj të gjithëve, teksa shembullin më të mirë e dhanë piëkrisht në fazën e dytë, kur Flamurtari iu fal supergolit të Liçajt në fundin e takimit për të marë pikët e plota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here