Ajo ndaj Vllaznisë është me të vërtetë një disfatë veçanërisht e rëndë për Teutën që tani shikon veten 4 pikë larg rivalëve kuqeblu në luftën për mbijetesën, por gjithsesi ka një detaj të veçantë në skuadrën dursake që pasqyrohet besnikërisht edhe në këtë ndeshje. Teutën e tradhëtojnë rezultatet, pasi pavarësisht shifrave finale, loja që zhvilloi në Loro Boriçi, ndoshta është dhe baza për tu rinisur në kërkim të një mbijetese të vështirë mes më të mirëve në kampionatin shqiptar.

Ky është me të vërtetë një sezon delikat, por mbetet ende i gjatë dhe Teuta në Loro Borici tregoi se i ka mundësitë për të rivalizuar deri në fund në kërkim të mbijetesës. Pa diskutim që ka shumë për tu përmirësuar, duke nisur që nga faza mbrojtëse, me Teutën që pëson gola naivë sic u pa edhe në Shkodër, faktor i evidentuar ky edhe nga trajneri Gentian Begeja që ka marë përsipër drejtimin e skuadrës në një moment kritik. Në fakt ajo ndaj Vllaznisë mund të konsiderohet edhe si ndeshja e tij e parë e vërtetë në krye të stolit të Teutës, nuk mund të quhet e tillë përballja në Kupë me Skënderbeun me vetëm një ditë pasi Begeja kishte marrë drejtimin. Kalendari para tani është i vështirësisë maksimale, por Teuta nuk ka më lluksin për të bërë llogari, i duhet të kërkojë maksimumin ndeshje pas ndeshje, baza për t’u nisur, ndoshta është pikërisht loja e shfaqur në Loro Boriçi, natyrisht duke gjetur cinizmin dhe më tepër siguri në mbrojtje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here