Nisi me një barazim 2-2 aventura e Sulejman Starovës në Vala Superligën e Kosovës. Në Drenas, Llapi i prishi debutimin ish trajnerit të Partizanit pasi supersfida e javës së 25-të mes Feronikelit dhe miqëve nga Podujeva u mbyll në një barazim 2-2 që i ngjiti të dyja skuadrat në kuotën e 39 pikëve por i largoi akoma më shumë nga pretendimet e tyre për të fituar titullin kampion në këtë sezon. Sfida nisi në dishezë për Feronikelin që zhbllokoi shifrat me sulmuesin Mark Milicaj pas vetëm 10 minutash lojë. Por në fundin e pjesës së parë skuadra e Tahir Batatinës shokoi vendasit. Namani në të 33-ën dhe Blakqori në të 45-ën përmbysën shifrat duke i dhënë avantazhin Llapit. Megjithatë goli i Morinës në fillimin e pjesës së dytë i dha një pikë Feronikelit. Fitore për kampionët në fuqi të Trepça ’89. Skuadra nga Mitrovica i mjaftoi një gol i nigerianit Oto John në minutën e 77-të për të mposhtur 1-0 Drenicën në një duel të drejtëpërdrejtë për vendet e para në klasifikim. Një fitore të thellë ndërkohë arriti Gjilani që mposhti 4-0 Vllazninë e Pozheranit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here