Dukej se ky do të ishte viti i Manchester Cityt, që në Premier League dhe në Champions, bindte nga ndeshja në ndeshje dhe shfaqej si një makineri i pagabueshme. Gjithsesi, në ‘Anfield’, Liverpoolit i mjaftuan vetëm 30 minuta për të shënuar 3 gola dhe për të nxjerrë me një këmbë jashtë Championsit, skuadrën e Guardiolës.

Salah hapi serinë e golave në minutën e 12’, ndërsa në të 21-tën, ishte Chamberlein që shënoi një gol spektakolar nga distanca dhe në fund, në minutën e 30’ ishte Sadio mane që ndëshkoi për herë të 3-të ‘qytetarët’.

Skuadra e Jurgen Klopp zhvilloi një 90-minutësh perfekt dhe tashmë ka prekur kualifikimin, pasi në ndeshjen e kthimit, në ‘Etihad Stadium’, do t’i duhet të menaxhojë rezultatin e thellë. Gjithsesi, të dy skuadrat kanë provuar se dinë të përmbysin dhe të përmbysen edhe përballë rezultateve kaq të thella, ndaj edhe në sfidën e kthimit, spektakli është i garantuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here