Vetëm pak ditë pas suksesit shumë të rëndësishëm në Champions ndaj Manchester City-t, Liverpooli u ndal në barazim 0-0 në derbi me Evertonin. Në “Goodison Park” skuadra e Jurgen Klopp mendoi më shumë të shmangte humbjen ndaj një rivali të fortë, që kërkonte maksimumin për t’iu afruar zonën europiane. Liverpooli, që mban vendin e tretë në Premier League, u barazua me në kuotën e 67 pikëve nga Tottenhami (vendi i katërt), që fitoi 1-2 në fushën e Stoke City-t. Shkëlqeu për skuadrën londineze danezi Eriksen me një dygolësh, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Diuf për vendasit.  Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Bournemouth – Crystal Palace 2 – 2

Brighton – Huddersfield 1-1

Leicester – Newcastle 1-2

Watford – Burnley 1-2

West Brom – Swansea 1-1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here