Liverpooli ka bërë gati 150 milionë euro për Asension, por spanjolli preferon Chelsean.
E ardhmja e Marco Asensios në “Bernabeu” nuk është aspak e sigurt pasi Zinedine Zidane nuk po e aktivizon shumë 22 vjeçarin këtë sezon.

Për dallim nga sezoni i parë, ku Asensio shkëlqeu, këtë edicion është shndërruar në një fantazmë dhe Zidane duket se e ka harruar krejtësisht, veprim ky që mund t’i kushtojë Los Blancos pasi njeriu që i shënoi Juventusit në finale të Champions League, ka nisur të kërkojë klub të ri.

Raportohet se Florentino Perez dëshiron që Asensio të qëndrojë, por spanjolli nuk është i lumtur me minutat që i janë dhënë deri më tani.

Liverpooli ka bërë gati 131 milionë funte (150) milionë euro për talentin 22 vjeçar, që kërkohet gjithashtu nga Chelsea dhe është i joshur me interesimin e Bluve të Londrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here