Liverpooli ka regjistruar fitore bindëse prej 3-0 në udhëtim te Huddersfield Town në ndeshjen e javës së 25-të të Ligës Premier.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 26-të me golin e Emre Can që ishte i vetmi në pjesën e parë.Me të filluar gjysma e dytë (47′), u dyfishua rezultati me golin e Roberto Firminos, i cili u asistua nga Sadio Mane.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Mohamed Salah me një gol të shënuar nga pika e bardhë (78′).

Kjo fitore ua përforcon Redsave pozitën e katërt në tabelë me 50 pikë të fituara pas 25 javësh.

Vendi i pestë që mbahet nga Tottenham Hotspur, tash është pesë pikë prapa, mirëpo Spursat e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Huddersfieldi mbetet në vendin e 14-të në tabelë me 23 pikë, mirëpo zona e rrezikut është vetëm një pikë larg dhe mund ta humbë pozitën aktuale në rast se fitojnë skuadrat që ndodhen më poshtë.

Pikërisht Tottenhami është kundërshtari i ardhshëm i Liverpoolit, ndërsa Huddersfield Town është mysafir i Manchester Unitedit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here