Liverpooli po konsideron transferimin e portierit të Real Madridit, Keylor Navas në një marrëveshje gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas mediumit lokal Liverpool Echo, Redsat janë të interesuar në transferimin e portierit të Romës, Alisson Becker – por jo në çmimin e tij aktual.

Roma ka njoftuar se çmimi i Alissonit është plot 70 milionë euro dhe kjo i ka parë drejtuesit anglez të tërhiqen, teksa rol ka luajtur edhe ringjalljen e formës nga Loris Karius.

Ndërkohë, sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Liverpooli po vështron një lëvizje të mundshme për 31-vjeçarin e Realit, Navas.

Sipas këtij mediumi skuadrës angleze do t’i duhej të paguante vetëm rreth 17.6 milionë funte apo rreth 20 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij.

Gjigantët e La Ligës janë duke u lidhur me një transferim portieri, ndërsa David De Gea dhe Thibaut Courtois thuhet se janë objektivat kryesor në radarët e tyre.

Transferimi i ndonjërit nga këta portierë të lartpërmendur mund ta shohë Navasin të largohet nga klubi dhe të transferohet në Anfield.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here