Liria e Prizrenit i zvogëlon mundësitë për të fituar titullin e Vala Superligës së Kosovës. Në përballjen hapëse të javës së 26-të, skuadra që drejtohet nga Bledi Shkëmbi barazoi 0-0 në fushën e Vllaznisë së Pozheranit dhe shkon në kuotën e 43 pikëve, 1 më pak se Prishtina dhe 4 më pak se Drita, që kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Të dyja skuadrat tentuan gjithçka për të marrë fitoren, por rrejtat mbetën të paprekura. Më fat Edvan Bakajt në kohën shtesë, kur topi i goditur nga Ymer Hoxha qethi traversën, por edhe më parë Vllaznia kishte goditur shtyllën. Vllaznia e Pozheranit edhe pas këtij takimi mbetet në vendin e fundit me 14 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here