Pas 4 fitoreve radhazi në kampionat, Luftëtari kthehet me këmbë në tokë dhe humbet thellë në Laç, duke i dhënë thuajse plotësisht lamtumirën Kupës së Shqipërisë.

“Në pjesën e parë kemi qenë hije, pavarësisht dëshirës për të dhënë më të mirën. Jemi goditur në momente delikate, pasi gabuan disa lojtarë me eksperiencë në golin e parë. Në 45-minutëshin e dytë mendoj se kemi bërë diçka më shumë, por kemi gabuar para portës. Një gol do të na jepte më shumë shpresa, por ne besojmë se çdo gjë është e mundur”, tha Lika.

Yjet e skuadrës këtë herë ishin ‘të shuar’ dhe Abazaj e Bregu nuk u shfaqën në lartësinë e duhur, por Lika vlerëson punën e futbollistëve të tij.

“Unë stërvit profesionistë dhe nuk duhet të presim humbje të tilla, për t’u rikthyer me këmbë në tokë. Gjithsesi, futbollistët i meritojnë lavdet, pasi punojnë shumë, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm, që kundërshtarët angazhohen shumë ndaj nesh.

Arbitri kryesor i sfidës i ka mohuar gjirokastritëve 2 penallti, të cilat dallohen qartësisht nga pamjet filmike, por Lika refuzon të polemizojë me gjykimin.

“Personalisht unë mendoj se me arbitrin nuk duhet të merremi, pavarësisht episodeve. Pamjet flasin vetë, por ne nuk mund të mbetemi duke protestuar dhe ankuar”, tha Lika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here