Luftetari e nisi 2018-ën me fitore, madje duke mposhtur kryesuesit dhe duke regjistruar fitoren e 4-t radhazi në Kategorinë Superiore. Gjirokastritët e Likës iu imponuan 2-20 Skënderbeut, me 2 gola të shënuar nga ylli i ekipit, Kristal Abazaj.

“Ne kemi një skuadër që po rriten nga ndeshja në ndeshje dhe përveç lojës, po përmirësojmë edhe rezultatet. Mesfusha është mjaft e mirë dhe kontribuon mjaft në suksesin tonë, por e gjithë skuadra po jep maksimumin, pasi ndeshjen nuk e fiton vetëm një repart. Ndeshjet kanë qenë të vështira dhe kemi arritur të marrim rezultat, por edhe në takimin e sotëm, fituam ashtu siç mund të humbnim. Skënderbeu humbi disa raste dhe kjo na favorizoi sot, por për të menduar më shumë sesa mbijetesën, duhet të punojmë ende shumë dhe të përmirësohemi në paraqitjet tona”, shprehet Hasan Lika.

Luftëtari ishte një nga skuadrat më aktive në merkaton e janarit, duke afruar plot 11 futbollistë, disa prej të cilëve debutuan sot nga minuta e parë. Lika vlerëson afrimet e bëra nga klubi dhe paraqitjen e atyre që sot patën mundësi të kontribuojnë për fitoren.

“Lojtarët që debutuan sot zhvilluan një ndeshje të mirë, ndonëse nuk janë përshtatur plotësisht me skuadrën. Zëvendësimi i Shkurtajt ishte i nevojshëm sepse donim të forconim mesin e fushës, për të bllokuar kundërshtarin dhe për të tentuar ta ndëshkonim me kundërsulm”, tha trajneri i Luftëtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here