Luftëtari u rikthye menjëherë te fitorja, teksa mposhti pikërisht Kukësin, kampionin në fuqi të Superligës, me rezultatin 2-1. Trajneri i gjirokastritëve, Hasan Lika vlerëson lojën e skuadrës dhe për herë të parë pranon se Luftëtari do të synojë Europën.

Ju gëzojnë më shumë pikët apo loja?
Lika: Sot ishin të dyja. Ndryshim rrënjësor nga ndeshja e kaluar. U bëmë shumë të rrezikshëm dhe kjo na bëri që ta fitojmë ndeshjen, edhe pse humbën edhe të tjera raste, por si 3 pikët, edhe loja ishin në nivelin e duhur.

Çfarë ka më shumë se fazën e parë ky Luftëtar?
Lika: Si drejtuesit, tifozët, stafi, të gjithë kanë bërë mirë. Dua të falënderoj tifozët që na kanë qëndruar shumë pranë dhe e kemi thënë që rezultatet do vinin, por besimi te futbollistët ka bërë të marrim rezultate. Kemi dhënë maksimumin në stërvitje dhe prandaj kemi arritur këto rezultat dhe tani na bëjmë të qetë. I kam kërkuar ekipit që të paktën të sigurojmë Kupat e Evropës.

Vendosja e Mingës në krahun e djathtë, në vend të Abazit, u duk sikur ua komplikoi disi punën…
Lika: Në bëmë disa ndryshime. Fillimisht e vendosëm Mingën në krahun e djathë, por nuk na eci. Ai ka pjekuri dhe kishim nevojë më shumë për të. Lamçe është lojtar i mirë, por ka disa probleme që mund të na rrezikonte në marrjen e topit sepse kundërshtari ka kualitet dhe arritën të na shënonin një gol të tillë. E gjitha ishte për shkaqe taktike.

Shpesh i linit Kukësit lojën, për të shfrytëzuar hapësirat që verilindorët lënë mbrapa. A ishte kjo një strategji e juaja?
Lika: E drejtë, sepse duke pasur dy mbrojtës si Alla dhe Shameti, është e vështirë t’i vësh nën presion, por Abazaj mund të përballojë këdo me cilësitë që ka. Shpeshherë i bëri mirë detyrat, edhe pse më vonë përsëri ndryshuan taktikë.

Ndryshimet e shumta, ishin një ndëshkim pas humbjes me Partizanin?
Lika: Ruçi dhe Beqiri nuk kishin janë në një gjendje të mirë psikofizike. Beqiri kishte probleme edhe muskulore dhe ishin zgjedhje taktike. Nuk mendoj se trajneri duhet të largojë lojtarë nga formacioni për t’i bërë shembull, por për arsye psiko-fizike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here