Kampionati francez ka vijuar sot me ndeshjet e javës së 21-të, që ka prodhuar rezultate mjaft interesante.

Kështu Lyoni ka marrë fitoren 0-2 në transfertën ndaj Guingamp, falë golave të Fekir dhe Aouar dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes, 8 pikë pas PSG-së kryesuese, që do të zbresë në fushë në orën 21:00.

Metzi i Ivan Balliut mori fitoren e 3-të në 5 takimet e fundit, duke triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj St. Etienne, ndërsa 2 të tjerat i ka barazuar dhe tashmë ka rindezur shpresat për të qëndruar mes më të mirave. Ndonëse mban vendin e fundit, Metzi ka arritur që në 5 javët e fundit të marrë 11 pikë, nga 15 që ka gjithsej.

Lille u dorëzua në minutat e fundit, pasi pësoi 2 gola në të 83-tën dhe 88-ën nga Rennes dhe humbi sfidën me rezultatin 1-2, Edhe Nantes flirtoi me fitoren në transfertën ndaj Touluses, duke kryesuar deri në minutën e 96, kur vendasit barazuan me penallti. Në sfidat e tjera, Angers mposhti Troyes 3-1 dhe Amiens e Montpellier ndanë nga një pikë me barazimin 1-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here