Stephan Lichtsteiner shpreson që kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të luajë edhe për një vit.

Kjo pasi italiani është portieri më i mirë në histori të futbollit dhe ai do ishte një ndihmë e madhe për Zonjën e Vjetër.

“Ndoshta ai do të qëndrojë edhe për një vit. Të shpresojmë, pasi ai është më i miri në histori të futbollit”, ka thënë Lichtsteiner për Premium Sport.

“Fitorja ndaj Genoas? Ishte e rëndësishme të marrim tri pikë. Ne duam të fitojmë Scudetton, duhet të jemi të uritur për këtë dhe jemi”.

“E ardhmja te Juve? Nuk e di, kam kontratë deri në qershor dhe pastaj shpresojmë”, ka shtuar mbrojtësi zviceran.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër në Serie A është ndaj Chievos.

Lichtsteiner këtë sezon ka dhuruar dy asistime në kampionatin italian në 1115 minuta lojë, ndërsa golin është ende duke e pritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here