Bayer Leverkusen mori vendin e 3-të në Bundesligë pas një fitoreje bindëse 1-4 në transfertë me Hoffenheimin. “Aspirinat” i dhanë një mësim të mirë një rivali direkt, duke shfrytëzuar në maksimum mundësitë që u paraqitën në një ndeshje që pritej të kishte më tepër rivalitet. Gjithçka ishte në ekuilibër deri në minutën e 43-të, kur Bailey, me një gol fantastik me take, u dha epërsinë miqve nga Leverkuseni. Në minutën 52-të Leverkuseni shënoi dhe golin e sigurisë me Baumgartlingerin, që me një goditje të fortë nga jashtë zone mposhti për herë të dytë portierin. 18 minuta më pas ndeshja praktikisht ishte e mbyllur, pasi Alario realizoi dhe golin e 0-3 dhe atë të 0-4 pak para vërshëllimës përfundimtare. Golin e vetëm për vendasit e shënoi ndërkohë Szalai, por që pati thjesht vlera statistikore, pasi nuk cënoi fitoren e Leverkusenit që mori 3 pikë të rëndësishme për zonën Champions. Në takimet e tjera spikat fitorja 2-1 e Freiburgut me Leipzigun, Gladbahu kaloi pastër 2-0 Augsburgun, ndërsa Wolfsburgu u mund 1-3 nga Eintracht Frankfurt.

Hoffenheim – Bayer Leverkusen 1-4
B. Monchengladbach – Augsburg 2-0
Freiburg – RB Leipzig 2-1
Mainz – Stuttgart 3-2
Wolfsburg – Eintracht Frankfurt 1-3

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here