Fitore e madhe me aromë Championsi për Bayer Leverkusen. Aspirinat mposhtën me përmbysje me rezultatin 1-4 Leipzig në supersfidën që mbylli javën e 29-të të Bundesligës, duke parakaluar pikërisht skuadrën nga Gjermania Lindore në klasifikim dhe duke u ngjitur në vendin e 4-t në kuotën e 48 pikëve. Në fakt sfida nisi në mënyrë të shkëlqyer për vendasit të cilët zhbllokuan shifrat pas vetëm 17 minutash lojë me mesfushorin austriak Sabitzer, por në fundin e pjesës së parë Leverkuseni gjeti golin e barazimit me Havertz. Në pjesën e dytë te Leipzig u ndje lodhja e akumuluar në Europa League me Aspirinat që realizuan edhe tre herë të tjera me Brandt, Retsos dhe Volland duke marrë një fitore shumë të rëndësishme për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here