Me Armando Sadikun në tribunë që vazhdon të vuajë problemin në hundë pas goditjes që mori në ndeshjen ndaj Espanyolit, Levante arriti të regjistronte fitoren e 2-të rradhazi në La Liga duke hedhur një hap të madh përpara në garën për mbijetesë. Trajneri i ri i ka dhënë një tjetër shtysë Levantes sepse pas 3 muajve “thatësirë, sepse me Paco Lopez në drejtim, skuadra valenciane ka marrë pikë të plota në 2 takime. Sulmuesi Roger në të 25-ën i dha epërsinë Levantes. Me shifrat 1-0 përfundoi pjesa e parë ndërkohë që në të 63-ën, Charles barazoi rezultatin në 1-1, por festa e vendasve zgjati fare pak sepse ganezi Boateng i ardhur në fushë nga stoli vetëm pak sekonda më vonë realizoi golin e fitores për Levantes që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 27 pikëve, 7 më shumë se Las Palmas që pozicionohet në vendin e 18-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here