Leipgiz është gati të bëjë një investim për të ardhmen, duke paraqitur një ofertë të rëndësishme për talentin më të fundit portugez, Umaro Embalo. Ky i fundit është vetëm 16 vjeç dhe ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Benficës, por për të janë interesuar klube të mëdha si Man. United, Arsenal, Chelsea dhe Leipgiz.

Këta të fundit janë gati t’i aforhen pretendimeve ekonomike të Benficës për kartonin e sulmuesit 16-vjeçar duke ofruar 13 milionë Euro teksa portugezët kërkojnë 15. Gjithsesi, pritet që palët të ulen dhe të sheshojnë të gjitha detajet e transferimit, brenda muajit janar.

Embalo cilësohet si pasardhës i Cristiano Ronaldos në Portugali dhe ashtu si ylli i Realit, edhe djaloshi 16-vjeçar mban mbi shpinë numrin 7, ndërsa është edhe kapiten në skuadrat e moshave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here