Cigarja është emblema e trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri, që tymos thuajse gjatë gjithë kohës, kur skuadra e tij është në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.

Pikërisht për këtë arsye, gjermanët e Leipzig kanë menduar t’i sigurojnë kushtet teknikut të Napolit, që të mund të pijë cigare edhe në ambientet e brendshme të stadiumit, ku në fakt nuk lejohet të tymosësh.

Brenda dhomës së zhveshjes së Napolit, ata kanë krijuar një ndarje me karton-xhes, në përmasat 3 X 3, e cila do të përdoret nga Sarri për të pirë cigare, ndërkohë që skuadra e tij përgatitet për ndeshjen.

Ky është një gjest mirënjohjeje i skuadrës gjermane, që dëshiron të respektojë italianin, por pa shkelur rregulloren e stadiumit.

Leipzig dhe Napoli do të përballen të enjten në mbrëmje, në sfidën e kthimit të Europa Leagues, pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të gjermanëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here