Historike. Leganes mposhti me rezultatin 2-1 Real Madridin në “Santiago Bernabeu” dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey me rezultatin e përgjithshëm 2-2. Ndeshja e parë zhvilluar në “Municipal de Butarque” përfundoi me fitoren minimal të “Los Blancos” 1-0 pas golit të Asensio duke krijuar përshtypjen se sot Reali e kishte kualifikimin në “xhep”, por nuk ndodhi kështu.

45’ minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal të miqve që realizuan në minutën e 31’ me anë të Eraso. Mesfushori përfitoi nga një gabim i Nacho dhe i vetëm përballë portierit nuk e pati të vështirë ta dërgonte sferën në rrjetë. Leganes pati edhe disa rastet të rrezikshme për gol, por Casilla ishte vendimtar. Me të filluar e dyta “Los Blancos” barazuan menjëherë me anë të Benzema që shënoi një gol të shkëlqyer pas asisit të Lucas (47’).

Leganes nuk pajtohet me rezultatin dhe zbret frikshëm në sulm. Miqtë në të 55-tën fitojnë një goditje këndi, të cilën e merr përsipër Eraso. Autori i golit të parë hedh një top në zonë dhe aty përfiton Gabriel, që kërcen më lartë se kundërshtarët dhe e dërgon në rrjetë. Në minutat e mbetura loja bëhet interesante me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat. Miqtë mbrohen mirë dhe në fund marrin një fitore historike që do të mbahet mend gjatë.

Në ndeshjes tjetër, mes vuajtjesh Valencia është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey, pasi ka mposhtur nga pika e bardhë e penalltive Alaves. Ndeshja e parë zhvilluar në Mestalla përfundoi 2-1 favor të vendasve dhe ishin shumë afër kualifikimit, por sot në mbrëmje u mposhtën me të njëjtin rezultat (2-1). Gjithsesi nga pika e bardhë e penalltive, miqtë u treguan më të saktë duke realizuar tre dhe humbur një, me Alaves që shënoi vetëm dy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here