Tashmë është zyrtare.Aymeric Laporte është mbrojtësi më i ri i Manchester City-it. Klubi anglez ka paguar klauzolën e largimit të lojtarit francez duke derdhur në arkat e Athletic Bilbaos shifrën e konsiderueshme të 65 milionë eurove. Drejtuesit e Citiziens plotësuan kështu dëshirën e Guardiolës që donte të kishte në dispozicion qëndërmbrojtësin e talentuar. Laporte do të prezantohet këtë martë, ndërsa me kalimin e tij te Manchester City 23-vjeçari u bë mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli pas holandezit Virgil Van Dijk që kaloi nga Southampton te Liverpooli në këtë merakto për shumën e 85 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here