Sabien Lilaj nuk do të mund të jetë i gatshëm për Panuccin në miqësoren ndaj Norvegjisë, për shkak të një dëmtimi të pësuar, ndërsa trajneri Italian ka gjetur menjëherë zëvendësuesin.

Bëhet fjalë për mesfushorin dhe kapitenin e Shpresave, Keidi Bare, që edhe dje në humbjen ndaj Sllovakisë tregoi edhe njëherë se ishte nga më të mirët në fushë e lojës.

Fieraku që luan për Atleticon e Madridit do t’i bashkohet kuqezinjve të panuccit në stërvitjen e orës 15:00 dhe për të qenë i gatshëm për takimin e të hënës.

Natyrisht që kjo është një dhimbje koke më tepër për Alban Bushin, në prag të transfertës ndaj Sllovakisë më 27 Mars, por një mundësi e artë për Baren, që do të ketë mundësinë të tregojë veten edhe në Kombëtaren e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here