Norvegjia dhuroi një paraqitje optimiste ditën e premte duke mposhtur me shifrat 4-1 Australinë. Skandindavët do të kërkojnë që ndaj Shqipërisë të vijojnë në rrugën e rezultateve pozitive. Trajneri i mirënjohur suedez Lars Lagerback në një sallë koferencash të improvizuar nuk i kuseu vlerësimet për kombëtaren e Christian Panuccit.

Pas takimit ndaj Australisë nisëm të mendonim për Shqipërinë. Mendoj se na pret një përballje e vështirë. Kemi provuar në këto dy ditë të studjojmë lojën e Shqipërisë dhe e di që trajneri Panucci po aplikon një sistem të ri, për këtë arsye po përgatisim lojtarët që të jenë të gatshëm për disa module të ndryshëm. Kam shumë respekt për Shqipërinë dhe mendoj se kanë një grup  të mirë lojtarësh. Në Europian u paraqitën mjaft mirë, e ritheksoj  e vlerësoj Panuccin dhe ekipin shqiptar”. 

Pavarësisht se përballë do të ketë një kundërshtar që do të aplikojë një lojë sulmuese, tekniku 69-vjeçar shprehet se Novegjia nuk do ta ndryshoj mënyrën e vetë të lojës

“Unë si trajner kam një filizofi që është të bëjmë lojën tonë në çdo takim, pavarësisht kundërshtarit. Ne do të shkojmë në Elbasan për të imponuar futbollin tonë, natyrisht mund të ketë momente gjatë ndeshjes që do të duhet ti përshtatesh edhe kundërshtarit.”

Lars Lagerback ishte njeriu që i dhuroi kualifikimin historik Isandës në Europianin e vitit 2016 duke i dërguar nordikët deri në çerek-finale. Ai rrugëtimin e kishte nisur me një projekt që ishte rritja e talenteve vendas dhe në këtë pikë tekniku tregon shkurtimisht se si mund të veprohet.

“Kam bindjen se duhet të punohet fort me sektorin e të rinjve dhe më kryesorja duhen trajnerë të aftë. Duhet të punohet me kushte bashkëkohore dhe nëse çdo gjë kryhet në mënyrë të saktë atëherë mund të presësh rezultatet.”

Lagerback morri drejtimin e Norvegjise një vit më parë por nuk arriti ti kualifikonte skandinavët në finalet e Kupës së Botës duke e mbyllur në vendin e 4-ët në grupin C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here