Kategoria Superiore do të rikthehet sot me 3 nga 5 ndeshjet e javës së 23-të, ku do të luhet kryesisht për Europën dhe luftën për të shmangur rënien, pasi titulli kampion është nisur për në Korçë, me Skënderbeun që ka 14 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt.

Pikërisht korçarët, mes problemeve të shumta që vijnë me e mail nga UEFA, do të presin në shtëpi Laçin, një skuadër simpatike, që lufton për një vend në zonët që të çon në Europë.

Ilir Daja ka formacionin e plotë për këtë sfidë dhe do të kërkojë të mbyllë sa më shpejt llogaritë me titullin, ndërsa laçjanët e Mezanit vijnë pas fitores me Vllazninë dhe janë gati të befasojnë edhe kryesuesit. Sfida do të startojë në orën 14:00, në stadiumin ‘Skënderbeu’.

Po në orën 14:00, por tashmë në Lushnjë, vendasit do të presin skuadrën e Kukësit. Lushnjarët duket se i kanë humbur shpresat për të qëndruar në Superligë dhe kjo u shfaq edhe në sfidën e mesjavës ndaj Partizanit në kryeqytet. Nga ana tjetër, Kukësi vjen pas barazimit 2-2 me Skënderbeun dhe do të kërkojë 3 pikët, për të tentuar vendin e dytë në kampionat.

Gjithsesi, ndaj Lushnjës nuk do të jetë aspak e lehtë për verilindorët, sepse verdhejeshilët nuk kanë ç’të humbin dhe do të kërkojnë të respektojnë garën. Për futbollistët e Lushnjës, do të jetë një mundësi e mirë edhe për të reklamuar veten, për të siguruar skuadër për sezonin e ardhshëm.

Në orën 17:00, në ‘Niko Dovana’ Teuta do të presë Partizanin, një skuadër që gëzon formën më të mirë në Shqipëri aktualisht. Vendasit kanë nevojë për pikë dhe pas fitores në Kamëz, vijnë me moral të lartë.

Nga ana tjetër, edhe Partizanit nuk i lejohen hapat fals, nëse dëshiron të bëhet pjesë e 3-shes së parë të renditjes. Të kuqtë kanë fituar rregullisht në vitet e fundit në Durrës, teksa shpesh tifozët e Partizanit kanë qenë më të shumtë në numër, krahasuar me vendasit e Teutës.

Skënderbeu-Laçi 14:00

Lushnja-Kukësi 14:00

Teuta-Partizani 17:00

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here