Laçi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinale, pasi kurbinasit e drejtuar nga Gentian Mezani kanë shënuar tre herë në portën e Luftëtarit me Nikën, Reginaldo-n dhe Qaqin. Laçi tregoi që në fillim se kërkon të fitojë dhe ta zgjidhë sa më shpejt kualifikimin, por ka vetëm dominim territorial. Rastet në portë mungojnë, pasi mbrojtja mike tregohet e saktë deri në minutën e 23-të, kur Ansi Nika i befason gjirokastritët, duke gjetur rrugën e rrjetës me një gjuajtje të bukur.

Vrulli i kurbinasve nuk ndalet këtu, pasi shtatë minuta më vonë ishte Reginaldo që pas një krosimi të Sefgjinit arrin të shënojë golin e dytë. Tentojnë më vonë edhe Shtubina e Eskerda nga distanca, pa sukses. Në fund të pjesës së parë Luftëtari proteston për një penallti. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

Lufëtari dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë i afrohet golit pas një hutimi të vendasve, por sulmuesi vlonjate gjuan jashtë kuadratit. Lejdi Liçaj tremb pak minuta më pas kurbinasit, por vetëm rrjetë e jashtë.  Laçi luan disi i tërhequr dhe nuk konsumohet shumë, pasi rezultatin e ka në favor. Trajneri Hasan Lika nis të mendojë edhe për merkaton, Abazaj, Rroca dhe Ramadani zëvendësohen. Në të 79’ Qaqi shfrytëzon një kros të Uzunit nga një goditje dënimi dhe me kokë realizon në portën e Luftëtarit. 3-0 dhe kualifikimi i kurbinasve është shumë pranë.

Kupa e Shqipërisë – Faza çerekfinale

E mërkurë, më 31 janar, stadiumi i Laçit, ora 14:00

Laçi – Luftëtari 3-0
Shënues: Nika 23’, Rexhinaldo 30’, Qaqi 79’

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Eskerda (Xhixha 74’), Shtubina, Nika (Bardhi 84’, Uzuni, Reginaldo (Shala 92’). Trajner: Gentian Mezani

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Jakovljevic, Beqiri, Jackson, Aleksi, Ramadani (Aurelio 67’), Abazaj (Minga 61’), Rroca (Rapo 78’), Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Gjyqtarë: Olsi Sokoli

Kartonë të verdhë: Fangaj 50’, Shtubina 58’, Nika 73’ / Ramadani 16’, Beqiri 36’, Aleksi 65’

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here