Laçi i Gentian Mezanit ka mbyllur sot fazën përgatitore dhe nga dita e nesërme ekipi do të punojë me një seancën në ditë. Kur jemi dhjetë ditë nga nisja e kampionatit, tekniku vlonjate i kurbinasve po mendon të fokusohet te ndeshja me Kamzën në transfertë dhe gjatë këtyre ditëve do të punohet edhe në aspektin taktik.

Gjithashtu do të përcaktohet edhe formacioni, pasi për modulin zor se ndryshon. Rexhinaldo në sulm, i mbështetur nga dy anësorë, sikurse ka ndodhur në pjesën më të madhe të ndeshjeve të mëparshme. Të shtunën do të shihet gjithçka më së miri.

Kurbinasit kanë programuar ndeshjen e fundit miqësore. Tashmë është një sfidë më e vështirë se dy të parat me Dinamon dhe Kastriotin. Laçi do të vihet përballë b, një sfidë mes bardhezinjsh. Në verë ishte skuadra e Bledi Shkëmbit që triumfonte me rezultatin 0-3 në Pogradec.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here