Vetëm pak ditë më parë trajneri i skuadrës së Hamburgut, Christian Titz, i cili po vepron me ‘dorë të hekurt’ në radhët e ekipit për shkak të gjendjes kritike ku ndodhen, vendosi që mbrojtësi Mërgim Mavraj të vazhdonte stërvitjen me ekipin e të rinjve, për një periudhe të pacaktuar.

Pas drejtorit sportiv të Hamburgut, Bernhard Peters, i cili dha sqarime për këtë çështje duke shpjeguar se vendimi ka të bëjë me motive sportive, ka folur edhe tekniku Titz.

Në konferencën e tij për shtyp, përpara transfertës së kësaj të shtune ndaj Shtugartit, tekniku 46-vjeçar rikonfirmoi se vendimi për Mavrajn është marrë thjeshtë dhe vetëm për arsye teknike.

Që do të thotë se mbrojtësi nuk ka shkelur asnjë rregull disiplinor, por për momentin ai nuk ndodhet në formën e tij më të mirë fizike, ndaj edhe është marrë ky vendim. Në të njëjtën mënyrë, Titz ka vepruar edhe me mesfushorin Walace.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here