Albin Tahiri do të shkruajë historinë për Kosovën kur do të zbresë në pistë në Pyeongchang, duke qenë i pari sportist i vendit të tij që garon në Lojërat Olimpike Dimërore. Ai është i vetmi kosovar që garon në këto lojëra dhe me krenari do të mbajë lart flamurin e Kosovës në momentin e ceremonisë së hapjes së Olimpiadës. Që prej pranimit të Kosovës me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar janë arritur suksese të rëndësishëm si fitorja e Majlinda Kelmendit në Rio De Janeiro 2016. Sigurisht që Tahiri, i lindur në Slloveni dhe me profesion dentist, nuk pret që të hyjë në zonën e medaljeve, por pjesëmarrja në Olimpiadë është një arritje e madhe për vetë atë.

“Është një ëndërr që bëhet realitet për mua dhe për tërë familjen time, sepse ata investuan gjithçka kishin që unë të ndiqja ëndrrën time.”

Pjesëmarrja e Tahirit nuk është thjesht një arritje personale por një frymëzim për popullin e kosovës se ëndrrat mund të bëhen realitet.

“Besoj se pjesëmarrja ime në Olimpiadë është shumë domethënëse sepse sportistët në Kosovë përpiqen shumë, shpeshhehrë dhe me sakrifica për të qenë pjesë e kompeticineve të rëndësishme, dhe për t’u ndjerë të barabartë me kolegët e tyre në mbarë botën.”

Gjithsesi, kjo Olimpiadë nuk ka nisur pa probleme për skiatorin nga Kosova, që do të garojë në pesë disiplina individuale, por gara e meshkujve për zbritjen e kodrës mund të rezultojë problematike për të, duke qenë se skitë e tij kanë humbur gjatë tranzitit për në Pyeongchang.

“Kanë mbetur në Stamboll, por më kanë premtuar se do t’i sjellin në kohë, sepse më duhen për garën. Është paksa stresuese, por unë duhet të fokusohem te gara dhe të stërvitja dhe jam i sigurtë se gjithçka do të shkojë mirë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here