Një nga temat e diskutimit që presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka pasur dje në studion e “Rubrikës Sportive”, ku ishte i ftuar ka qenë ajo e marrëdhënieve me federatën e Kosovës dhe kalimin e lojtarëve nga njëra përfaqësuese në tjetrën.
“Kemi marrëdhënie shumë të mira me federatën e Kosovës dhe kemi dhënë kontributin tonë për njohjen e tyre. Fjalët e tjera janë spekulime mediatike. Sa për lojtarët mendoj se çdo futbollist shqiptar ka të drejtë të zgjedhë Kombëtaren kuqezi. Ky është mendimi im”, tha Duka, që i pyetur për faktin se vetëm Shqipëria i ka marrë lojtarët Kosovës në këto vite dhe nuk ka shprehur ndonjë prej atyre që kanë qenë pjesë e kuqezinjve të bashkohen me Kosovën, Duka jo pa humor është shprehur: Ka qenë Tefik Osmani që donte të luante me Kosovën, por nuk e pranuan ata”. Osmani është mbrojtësi i Skënderbeut që ka veshur edhe fanellën e Kombëtares kuqezi në të kaluarën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here