Me shortin e hedhur sot në Nyon te Zvicrës, mori rrugë edhe kompeticioni më i ri i UEFA-s, Nations League apo Liga e Kombeve. Shqipëria merr pjesë në Ligën C të këtij kompeticioni, ku shorti e vuri në një grup me Skocinë dhe Izraelin.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në faqen e saj zyrtare edhe kalendarin e ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Kështu kuqezinjtë do të debutojnë më 07 Shtator të këtij viti në Shqipëri, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci.

Në 14 Tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë në Izrael, ndërsa më 17 Nëntor do të luajnë ndeshjen e fundit, atë me Skocinë në Shqipëri. Vihet re se vetëm 3 ditë pas ndeshjes së parë me Izraelin, kuqezinjtë do të detyrohen të luajnë në Skoci, një transfertë mjaft e largët për skuadrën e Panuccit, që do të shkojë e sfilitur përballë vendasve, që më 07 Shtator janë pushim.

Datat e ndeshjeve, janë si mëposhtë:

07.09.2018 ora 20:45 Shqipëri-Izrael

10.09.2018 ora 20:45 Skoci-Shqipëri

14.10.2018 ora 20:45 Izrael-Shqipëri

17.11.2018 ora 20:45 Shqipëri-Skoci

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here