Ndonjë lojë Playstation dhe një mesazh në Whatsapp në orën 23:34 të së shtunës. Këto janë momentet e fundit kur janë regjistruar kontaktet e Dadive Astorit gjatë qëndriminit në një hotel të Udines për ndeshjen me Fiorentinën. Miku i tij, Marco Sportiello, rezulton të jetë i fundit që e ka parë gjallë 31-vjeçarin.

Pas konsumimit të darkës, kapiteni i Fiorentinës, sikurse e kishte zakon, ka kaluar disa momente me portierin me “joypad”-in e tij në dorë.

Në orën 23:00 të dy miqtë janë ndarë, me Astorin që i është drejtuar dhomës së tij, ku qëndronte i vetëm. Mesazhin e fundit e kanë shkëmbyer në orën 23:24. Portieri i shkruan: “Ke harruar këpucët nga unë.” Përgjigjja e Astorit: “Faleminderit, nuk më duhen. Do t’i marr para se të konsumojmë mëngjesin”.

Takim, që fatkeqësisht, nuk ndodhi. Pas pas orës 09:30, vjen momenti tragjik i zbulimit të trupit të pajetë të Astorit, që qëndronte i shtrirë anash. Për këtë rast, e detyrueshme nisja e hetimeve. Në dhomë gjithçka ishte në rregull. Në komodinë ndodhej vetëm celulari. Një shenjë që për hetuesit do të thotë se e ka zënë gjumi qetësisht.

Rezultatet e autopsisë pritet të dalin së shpejti, por vdekja duket se ka ardhur vetëm për shkaqe natyrale. Disi e pashpjegueshme, sepse më 28 shkurt u ishte nënshtruar analizave mjekësore. Zemra e tij u ndal papritur. Elektrokardograma nuk kishte pikasur asnjë problem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here