Luis Enrique u largua në përfundim të sezonit të kaluar nga Barcelona, për t’i lënë vendin Ernesto Valverdes, por duket se nuk do të qëndrojë gjatë pa punë.

Për teknikun katalan ka një sërë klubesh të interesuara, me PSG-në në krye, që dëshiron t’i besojë yjet e saj drejt rrugës së triumfit në Champions League.

Gjithsesi, edhe Chelsea është vënë në lëvizje për të afruar Luis Enriquen, pasi marrëdhënia me Antonio Conten duket se është thyer tashmë dhe po pritet vetëm fundi i sezonit për të shpallur divorcin përfundimtar.

Luis Enrique ka një karrierë mjaft të pasur, pasi ka drejtuar skuadra si Barcelona, Celta Vigo, Roma, etj., teksa padyshim që suksesin më të madh e ka pasur me katalanët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here