Sektori i edukimit pranë FSHF-së ka nisur, sipas planit të përcaktuar vjetor, kursin e radhës për licencimin e trajnerëve, atë të “UEFA B”. Këtë radhë janë 40 pjesëmarrës të regjistruar, mes të cilëve edhe 6 femra, që prej ditës së sotme e në vijim do të ndjekin rregullisht një kurs të tillë, i cili është i 26-ti që zhvillon sektori përkatës. Ai është programuar që të zhvillohet në harkun e tri javëve.

Shefi i Sektorit të Edukimit dhe Licencimit pranë FSHF-së, Astrit Maçi, theksoi:

“Nisëm sot në shkollën e trajnerëve kursin “UEFA B”, nr.26. Ajo që mund të konstatojmë është fakti i një interesi shumë të madh të kursantëve për të patur një licencë të tillë. Natyrisht, që gjatë kësaj kohe ne vazhdojmë sipas kalendarit përkatës edhe javët e programuara të kursit UEFA Pro, i cili, siç dihet, ka një shtrirje gjithëvjetore. Në këtë kurs të nisur sot vlen të theksohet fakti që marrin pjesë edhe gjashtë vajza, që kanë shfaqur dëshirën dhe janë rregjistruar për të ndjekur të gjithë orët teorike dhe praktike që janë parashikuar për këtë kurs, dhe ku më pas do të pajisen me licencën e trajnerit”.

Sektori i Edukimit pranë FSHF-së operon mbi bazën e një plani voluminoz për licencat e trajnerëve, me një program fiks për secilin kurs dhe me lektorët përkatës, teksa shtrirja e veprimit ka qenë edhe me kursin e fundvitit të kaluar për Drejtorët Sportivë, apo edhe më parë për trajnerë të portierëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here