Derbi tetovar për Kupën e Maqedonisë, mes Shkëndijës së Tetovës dhe Renovës së Xhepçishtit ka përfunduar në barazim 1-1. Në sfidën e parë gjysmëfinale, kanë qenë bardheblutë e Renovës, ata që kanë kaluar të parët në avantazh, ndërsa Shkëndija u kundërpërgjigj me anë të golit të shënuar nga sulmuesi Izair Emini.

Gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, ndërsa skuadra finalist pritet të përcaktohet vetëm pasi të luhet ndeshja e kthimit. Shkëndija është shumë pranë titullit kampion, ku kryeson kampionatin me 16 pikë diferencë nga Vardari ndjekës dhe dëshiron të triumfojë tashmë edhe në Kupë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here