Raundi i parë mbyllet pa gola. Takimi i gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Milan dhe Lazio në San Siro u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Ndeshje e kënaqshme qysh në minutat e para, me skuadrat që studiojnë njëra-tjetrën për të kuptuar pikat e dobëta. Miqtë marrin kontrollin e lojës dhe në minutën e 12-të krijojnë rastin e parë pas goditjes nga këndi me Luiz Felipe, por mbrojtja nuk gabon. Në minutën e 20-të pas një aksioni të rrjedhshëm Immobile driblon Romagnoli-n, por i vetëm me Donnarumma-n godet në mënyrë të pasaktë. Dhjetë minuta më vonë sërish Lazio shfaqet rrezikshëm në zonën e Milan-it, ndërsa Borinin që shmang rrezikun.

Pjesa e parë pa Lazio-n protagoniste dhe superiore ndaj vendasve, ndërsa pjesën e dytë trajnerët e nisin pa asnjë ndryshim. Në minutën e 53-të aksion i bukur i Milan që finalizohet me një gjuajtje të hidhur të Locatelli-t e bllokuar nga mbrojtja kryeqytetase. Pas një rasti të Suso-s që u neutralizua nga Strakosha, Lazio ka një tjetër rast të artë kur gjuajtja me kokë e Immobile-s pritet mrekullisht nga Donnarumma. Në vijim është sërish Lazio që provon më shumë, por loja e kuqezinjve gjallërohet me hyrjen në fushë të Calhanoglu dhe Cutrone. Rasti më i mirë për vendasit vjen në minutën e 75-të kur Suso hedh një kros perfekt në zonë për Cutrone-n, i cili godet saktë me kokë. Përgjigje fantastike e Strakoshës që grushton topin dhe në vazhdim mesfushori turk nuk arrin të gjejë golin edhe pse me portën e boshatisur. Sa i përket minutave të fundit, skuadrat duket sikur pajtohen me rezultatin dhe nuk shtyjnë shumë. Takimi përfundon me rezultatin 0-0 me kualifikimin që shtyhet për sfidën e kthimit në “Olimpico”.

 

MILAN – LAZIO 0-0

Milan: Donnarumma; Abate, Bonucci, Romagnoli, Borini; Kessie, Biglia, Locatelli (Calhanoglu 57’); Suso, Kalinic (Silva Andres 84’), Bonaventura (Cutrone 71’).

Trajner: Gennaro Gattuso

Lazio: Strakosha; Caceres, Luiz Felipe, Radu; Basta, Parolo (Nani 76’), Leiva, Milinkovic, Lukaku; Felipe Anderson (Luis Alberto 63’), Immobile (Lulic 91’).

Trajner: Simone Inzaghi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here