Pas Skënderbeut, sot është radha e Kukësit që të luajë miqësoren e luksit në Antalia, ku do të ketë përballë ekipin e njohur vendas të Fenerbahces. Sfida do të zhvillohet sot në orën 20:00 me orën lokale turke dhe 18:00 me orën lokale të Shqipërisë.

Kjo ndeshje do të jetë edhe testi real i trajnerit Pacult dhe skuadrës së tij në dytë e presidentit Safet Gjici i cili ka udhëtuar pikërisht për të qenë pranë ekipit në këtë ndeshje të rëndësishme. Gjici ka formatuar stafin e skuadrës së tij, ku përveç trajnerit, është emëruar edhe Rrahman Hallaçi në pozicionin e zv.trajnerit si dhe Nderim Nexhipi në pozicionin e Drejtorit Teknik dhe njeriut përgjegjës për merkaton.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here